Sport Shqiptar

Akuza të rënda nga Federata e Notit: Njerëz nga Serbia synojnë organizimin e Kupës së Kosovës, do t’i drejtohemi Gjykatës!

Federata e Notit e Kosovës ka lëshuar akuza të rënda përmes një postimi në faqen e saj në rrjetin social Facebook, shkruan Shqip.com.

Në këtë postim shkruhet se njerëz nga Serbia po tentojnë që ta organizojnë Kupën e Kosovës në Not në shtetin tonë.

Shkruhet se llogoja e FNK-së është keqpërdorur edhe nga një serb derisa premtojnë se do t’i drejtohen edhe Gjykatës.

Njoftimi i Federatës së Notit të Kosovës pa ndërhyrje

ABSURDITETI I RADHËS

Njerëz nga Serbia pretendojnë të organizojnë Kupën e Kosovës në not.

Federata e Notit e Kosovës lajmëron të gjithë anëtarët e saj se llogo e Federatës së Notit është keqpërdorur nga një serb me emrin Milomir Milovanoviç . Ky akt është kryer në bashkëpunim me disa persona të cilët thirren në emrin e Federatës së Notit, për të cilët Federata e Notit ka bërë kallëzime penale në Gjykatat e Kosovës.

Federata e Notit fton të gjithë anëtarët e saj të mos bien pre e manipulimeve të tilla dhe beson se akterët të dalin para organeve të rendit.

/Shqip.com