Lajme

Musliu: Gjendja e Komunës së Prishtinës është në kontroll pas reshjeve

Drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës, Ilirik Musliu ka njoftuar se gjendja e krijuar nga vërshimet në kryeqytet është nën kontroll.

Sipas Musliut, puna e vazhdueshme e Drejtorisë së Shërbimeve Publike, ofroi siguri për të gjithë qytetarët.

“Pastrimi i ujëmbledhësve dhe gypave lidhës me kolektor atmosferik, pastrimi i deponive ilegale përgjatë rrjedhave të lumenjve dhe proçkave, ka ndikuar qe vërshimet mos të bëjnë dëme në Kryeqytet. Ndërtimi i mureve mbrojtëse në zona urbane dhe rurale, si dhe gabioneve përgjatë rrugëve ka ndikuar në uljen e rrëshqitjeve të dheut”, ka shkruar ai.

Shumë zona në vend po përballen me vështirësi në qarkullim, më të prekurat deri tani janë ato në rajonin e Dukagjinit.

/Shqip.com