Hidrodrini: Janë paraqitur turbullira në ujëra
Publikuar:
(21.11.2022 12:54:44)

Vërshimet e krijuara nga reshjet e shiut, kanë krijuar turbullira në ujërat e pijshëm.
Kompania Rajonale e Ujësjellësit dhe Kanalizimit “Hidrodini”, në Pejë, ka njoftuar se janë paraqitur turbullira në disa prej burimeve Pejës, Istogut, Deçanit, Klinës dhe Junikut.
Peja: Burimi i Radavcit (Drini i bardhë) që furnizon pjesën veri-lindore të qytetit dhe fshatrave të Pejës, që nga Rrokaqielli.
Istogu: Burimi kryesor, Burimi i Mbivades
Deçani: Burimi i CDF-së që furnizon Dubovikun, Prapaqanin, Papiqin dhe Krushecin.
Klina: Burimi i Jarines
Juniku: Burimi i Shkozes që furnizon lagjen ‘Agim Ramadani’
“Hidrodrini’, ka bërë thirrje që konsumatorët të cilët furnizohen nga këto burime, ta konsumojnë të vluar.
/Shqip.com