Sveçla: Zona e Dukagjinit më shumë dëme nga vërshimet
Publikuar:
(20.11.2022 18:54:26)

Reshjet e mëdha të shiut kanë shkaktuar vërshime në pothuajse shumë komuna të Kosovës.
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se zona e Dukagjinit ka pësuar më shumë dëme nga vërshimet.
“Sapo kam pranuar raportin nga Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave rreth gjendjes së krijuar me ç ‘rast konfirmohet se në zonën e Dukagjinit kemi dëme të ndryshme nga vërshimet”, thuhet në njoftim.

Sipas Sveçlës, situata është duke u menaxhuar dhe është në monitorim të vazhdueshëm nga Qendrat Emergjente në të gjitha komunat.
/Shqip.com