Si pasojë e vërshimeve, fshatrat në Vushtri pa ujë të pijshëm
Publikuar:
(20.11.2022 18:29:26)

Reshjet e mëdha të shiut kanë lënë pa ujë të pijshëm disa fshatra në Vushtri.
Sipas njoftimit të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Mitrovica”, është dëmtuar gypi kryesor furnizues.
“Si pasojë e dëmtimit të gypit kryesor furnizues, pa ujë të pijes kanë mbetur fshatrat: Nedakoc, Sfaraqak, Pestovë, Novosellë, Lum i Madh, Stanofc Epërm dhe Stanofc i Ulët”, thuhet në njoftim.
Ndërkaq, sipas njoftimit, riparimi i gypit të dëmtuar parashihet të filloj nesër në mëngjes si dhe pritet që deri në orët e pasdites të rikthehet furnizim me ujë të pijes për këto fshatra.
/Shqip.com