Kreu i PDK-së takon drejtuesit e Soros-it

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi po qëndron për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Gjatë qëndrimit në SHBA, ai ka zhvilluar edhe një takim me djalin e filantropistit të madh amerikan, George Soros, Alex Soros.
Temë kryesore e këtij takimi ka qenë situata aktuale në Kosovë dhe Ballkanin Përendimorë.
“Pas përfundimit të vizitës në Washington DC, dje në New York, takova Alex Soros, djalin e filantropistit të madh amerikan, George Soros, njëherit zëvendëskryetar i Fondacionit Shoqëria e Hapur.Alexi është ndjekës i vëmendshëm i zhvillimeve në Ballkan dhe kontribues shumëvjeçar i proceseve të ndryshme për zhvillimin e shteteve dhe shoqërisë civile aktive. Bashkë diskutuam dhe shkëmbyem ide në lidhje me situatën aktuale në Kosovë dhe Ballkanin Perëndimor, në përgjithësi” ka bërë të ditur Krasniqi.
Vizioni ynë i përbashkët është një Kosovë e fuqishme dhe një Ballkan Perëndimor stabil, i integruar plotësisht në Bashkimin Evropian, ka shtuar më tutje Krasniqi.
/Shqip.com