Viktimat e shpërthimit në Poloni do të varrosen këtë fundjavë
Publikuar:
(19.11.2022 23:45:00)

Dy burra të vrarë nga një raketë që goditi një fshat polak juglindor do të varrosen këtë fundjavë, bëri të ditur një prift.
Banorët e Przewodow janë tronditur nga shpërthimi që u mori jetën dy burrave dhe solli në pragun e tyre konfliktin më vdekjeprurës në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.
Prifti lokal Bogdan Wazny për Reuters tha se funerali i parë do të bëhet të shtunën në orën 12:00 me orën lokale. Ai do të drejtohej nga një peshkop nga qyteti i Zamosc.
“Në këtë varrim të parë do të ketë prezencë ushtarake, pra një orkestër, ndoshta disa të ftuar nga ministritë, ose të paktën përfaqësues të autoriteteve më të larta shtetërore”, tha ai.
/Shqip.com