Lajme

Kosova i dërgon në Bruksel 20 modalitete për çështjen e targave

Targat ilegale në Mitrovicën e Veriut

Zëvendëskryeministri dhe shefi i delegacionit të Kosovës për dialogun me Serbinë, Besnik Bislimi ka njoftuar se Kosova i ka dërguar sot një shkresë emisarit të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, në të cilën janë theksuar 20 modalitete për atë se çfarë mund të bëhet pa kontestuar ligjshmërinë e vendimit për targat.

“Ne jemi ende në kontakt me Lajçakun, sot i kemi dërguar edhe me shkrim atë mënyrën se si ne e shohim zhvillimin që nga java e ardhshme e deri në muajt në vijim. Dhe atë moment që ne kemi dakordim e bëjmë publike. Modaliteti janë 20 sosh, në 20 mund të jetë secili, por për të cilin ne kemi diskutuar, edhe të cilin jemi duke e suportuar është diçka tjetër”, tha Bislimi në një intervistë për Tëvë 1.

Bislimi tha se në momentin që ka dakordim do ta bëjnë publike, ndërsa theksoi se Bashkimi Evropian është i interesuar që të mos ketë tensione në terren.

/Shqip.com