Prishtinë: Një motoçikletë goditet nga një veturë
Publikuar:
(10.09.2021 15:50:14)

Një veturë e ka goditur një motoçikletë në lagjen Dardania, rrugën “Bill Clinton”.
Në motoçikletë ishin dy djemë, të cilët kanë marrë lëndime.
Nga fotografia që ka siguruar Shqip.com, shihen disa njerëz të mbledhur rreth të lënduarit.
Shqip.com ka tentuar ta kontaktojë Policinë e Kosovës, por ende nuk janë përgjigjur.
Ambulanca ka arritur, ndërsa nuk dihet saktësisht cila është gjendja e tyre.
