Lajme

Kurti: Viti i kaluar ishte viti më i suksesshëm në historinë e shtetit tonë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti para deputetëve të Kuvendit të Kosovës ka prezantuar Projektligjin për ndarjen buxhetore për buxhetin e vitit 2023.

Ai u shpreh se viti i kaluar ishte viti më i suksesshëm në historinë e shtetit tonë,

“Viti i kaluar ishte viti më i suksesshëm në historinë e shtetit tonë, sa i përketë të hyrave dhe rritjes ekonimike, ky vit me gjithë sfidat dhe krizat globale, vazhdojë trendin pozitiv dhe na mundësojë të kemi një konsolidim të financave publike” ka thënë Kurti.

Kuri ka thënë se shuma totale e buxhetit pritet të jetë 3.2 miliardë euro.

“Buxheti për vitin 2023 do të jetë 3 miliardë e 212 milionë euro, kurse të hyrat buxhetore do të arrijnë vlerën prej 2 miliardë e 884 milionë euroshe, me ç’rast kemi ndarë 745 milionë euro në kategorinë paga dhe meditje, 493 milionë euro në kategorinë mallëra dhe shërbime, 1 miliardë e 98 milionë euro në subvencione dhe transfere dhe 811 milionë euro në shpenzime kapitale”, u shpreh Kurti.

Më tutje Kurti thotë se për sektorin e shëndetësisë janë ndarë 296 milionë euro.

“Për Shëndetësi kemi ndarë shumë prej 296 milionë eurosh – e cila është më e larta e ndarë që prej shpalljes së pavarsisë. 60 milionë euro janë për barna esenciale për t’u siguruar që spitalet dhe qendrat e mjekësisë familjare janë mirë të furnizuara për të ofruar shërbime ndaj qytetarëve. Për këtë po ashtu do të shtohen edhe 400 pozita: 100 në nivel qendror dhe 300 në nivel lokal”, ka thënë Kurti.

Për fushën e arsimit, Qeveria i ka ndarë 82.799.243 euro apo 9.712.412 euro më shumë sesa në vitin e kaluar. Buxheti për Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit pritet të jetë mbi 58 milionë euro.

Sa i përket bujqësisë, buxheti për këtë fushë shkon në 87 milionë euro.

/Shqip.com