Nis edicioni i 22-të i Festivalit të Filmit Frankofon në Kosovë
Publikuar:
(16.11.2022 20:14:28)

Ambasada e Francës në Kosovë ka prezantuar sot edicionin e 22-të të Festivalit të Filmit Frankofon në Kosovë.
Kjo ngjarje është organizuar në bashkëpunim me përfaqësitë diplomatike të Zvicrës, Belgjikës dhe Aleancën Franceze të Prishtinës.
Hapja zyrtare e Festivalit është bërë në Kino Armata, ndërsa shfaqja e filmit premierë “France” nga Bruno Dumont ka nis nga ora 19:00.
Tema e filmave për këtë edicion është “Amour Toujours” ilustrim i përsosur i këtyre 22 viteve takimesh romantike me Artin e 7-të.
Festivali këtë vit do shtrihet në Prishtinë, Prizren, Pejë dhe Mitrovicë.
/Shqip.com