Sport Ndërkombëtar

Milot Rashica shpallet lojtari i muajit te Norwich City

Rashica gjen golin e parë me Norwich Cityn

Milot Rashica është shpallur lojtari i muajit te ekipi i tij i ri, Norwich City.

Ndonëse, Norwichi ka pësuar tre disfata në po aq ndeshje, Rashica ka qenë solid me paraqitjet e tija në krahun e majtë të sulmit dhe kështu ka fituar çmimin e lartëcekur, shkruan Shqip.com.

Në fundjavë, Norwichi do përballet ndaj Arsenalit në një ndeshje e cila pritet të jetë derbi, pasi të dyja skuadrat kanë zero pikë.

25 vjeçari u transferua në Angli nga Werder Bremen ku kishte kaluar tre sezone, ndërsa paraprakisht kishte luajtur në Holandë./Shqip.com

Rashica shpallet lojtari muajit te Noriwixh City