Ronela Hajatit ia vjedhin paratë e koncertit dhe i boshatisin kartat e kreditit
Publikuar:
(15.11.2022 09:46:00)

Ronela Hajati ka qenë pre e një grabitje në Londër.
Ajo ka treguar se asaj i është vjedhur portofolin ku kishte të gjitha paratë e koncertit.
Ajo tha se rastin e ka lajmëruar në polici por ishte vonë.
“Isha në stacionin e policisë. Kartat i bllokova dhe ishte vonë. Kishin bërë edhe shopping, kishin blerë byzylyqe dhe atlete pafund.”, u shpreh Ronela.
Ndryshe, Hajati ka përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision më këngën e titulluar “Sekret”.
Në mesin e shumë përkrahjeve, Ronela Hajati nuk mundi të arrinte finalen e këtij eventi botërorë.
/Shqip.com