Dhjetë raste aktive me COVID-19 në Kosovë
Publikuar:
(14.11.2022 08:24:31)

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se aktualisht në Kosovë janë edhe dhjetë raste aktive me COVID-19.
Duke u bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës, në 24 orët e fundit është shënuar vetëm një rast pozitiv me COVID-10 ndërsa, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Vaksinimi i qytetarëve është duke vazhduar herë pas here por gjatë kësaj periudhe kohore nuk është dhënë asnjë dozë e vaksinës kundër virusit.

MSH-ja së bashku me IKSHPK-në kanë rekomanduar vazhdimisht qytetarët që të iu përmbahen masave preventive kundër virusit.
/Shqip.com