Xhaka i bie pishman që festoi me shqiponjë kundër Serbisë
Publikuar:
(13.11.2022 10:49:30)

Mesfushori nga Kosova por që përfaqëson kombëtaren e Zvicrës, Granit Xhaka duket se i ka rënë pishmon për shqiponjën kundër Serbisë.
Xhaka, thotë se nuk është dashur që të festonte me shqiponjën dykrerëshe në ndeshjen e Botërorit 2018 kundër Serbisë, raporton gazeta “Blick”.
“Çdo gjë shkoi mirë në ndeshjen kundër Serbisë. Me përjashtim të festimit me shqiponjën dykrerëshe, nuk duhej ta kisha bërë atë”, thotë Xhaka për Blick.
Festimi i tyre ishte përcjellë me kritika në Zvicër, e madje ata edhe morën gjobë.
Zvicra edhe në Botërorin 2022 në Katar gjendet në grup me Serbinë.
/Shqip.com