Mobilizohet dogana: Dërgon staf shtesë në Jarinjë e Bërnjak pas dorëheqjes së serbëve
Publikuar:
(12.11.2022 12:52:55)

Dogana e Kosovës ka dërguar staf shtesë në pikat kufitare Jarinjë e Bërnjak.
Kjo ka ndodhur pas dorëheqjes së nëntë serbë e dy boshnjakë të cilët ishin zyrtarë në doganë.
‘Po, është dërguar staf shtesë. Janë plotësuar të gjitha pozitat”, ka thënë zëdhënësi i Doganës, Adriatik Stavileci për SHQIP.com.
Kujtojmë se Lista Serbe ka bojkotuar institucionet e Kosovës pas vendimit të Qeverisë për pezullimin nga puna drejtorin rajonal të Policisë në veri, Nenad Gjuriq.
Po të njëjtën ditë, shumë pjesëtarë të komunitetit serb në Policinë e Kosovës kanë zhveshur uniformat e tyre.
Dorëheqjet e tyre kanë vazhduar edhe në ditët pasuese – në mesin e dorëheqjeve janë edhe ato të katër kryetarëve të komunave me shumicë serbe.
/Shqip.com