Petkoviq: Prishtina më në fund pranoi ekzistencën e arkivave të UÇK-së

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka deklaruar të enjten se “më në fund Prishtina ka njohur ekzistencën e arkivave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, pasi është pajtuar për t’i hapur ato.
“Ajo që është e rëndësishme është se është bërë përparim në çështjen e personave të zhdukur dhe se Prishtina më në fund ka njohur ekzistencën e arkivave të UÇK -së dhe ka rënë dakord t’i hapë ato, të cilat nuk do të mbeten më të fshehura”, ka thënë Petkoviq, shkruan Kosovo-online, transmeton Shqip.com.
Tutje, është shprehur se Kosova “po kërcënon” duke thënë se s’do të lejojë vizitat e zyrtarëve serbë.
“Akuzat e rreme se kam përdorur gjuhë urrejtjeje ose provokim gjatë çdo vizite janë lehtësisht të verifikueshme, sepse ka regjistrime audio dhe video”, ka thënë më tej Petkoviq./SHQIP.com