“Skandaloze barazimi i arkivës së një ushtrie vrastare me atë të një ushtrie çlirimtare”

Ish-kryenegociatorja për bisedime teknike në dialogun Kosovë-Serbi, Edita Tahiri, ka kritikuar Qeverinë Kurti pas deklarimit të zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi se janë dakorduar me Serbinë që të hapen të gjitha arkivat shtetërore të Kosovës.
Sipas saj, kjo është “skandaloze” pasi në këtë mënyrë thotë se po barazohen arkivat e një ushtrie vrastare (të Serbisë) me atë të një ushtrie çlirimtare (të Kosovës).
Në një postim në Facebook, Tahiri e ka quajtur “dështim të pafalshëm” të delegacionit të Kosovës.
“Skandaloze barazimi i arkivës së një ushtrie vrastare me atë të një ushtrie çlirimtare…dështim i pafalshëm i delegacionit të Kosovës në dialogun e Brukselit dje”, ka shkruar ajo.
Ndërkohë, kryetari i delegacionit të Kosovës për bisedime për çështjen e personave të zhdukur, Andin Hoti, e ka arsyetuar ofrimin e qasjes së plotë në arkivat shtetërore të Kosovës, duke thënë se marrëveshja është në interesin e kësaj të fundit./SHQIP.com