Rozë Ndërkombëtar

Adidas do të vazhdojë të shesë produktet e “Yeezy” pa Kanye West

Adidas i dha fund partneritetit me Kanye West, muajin e kluar.

Por Adidas do të vazhdojë të shesë linjën e atleteve dhe veshjeve, por, pa emrin e tij.

Kompania tha se është pronari i vetëm i të gjitha të drejtave të “Yeezy” për ngjyrat dhe versionet ekzistuese dhe të ardhshme.

Shitja e atleteve nën markën e vetë Adidas do t’i kursejë kompanisë rreth 300 milionë dollarë.

“Në vazhdim, ne do të shfrytëzojmë inventarin ekzistues me planet e sakta që po zhvillohen ndërsa flasim”, tha Harm Ohlmeyer, shefi i financave të Adidas.

Produktet Yeezy gjeneruan gati 2 miliardë dollarë shitje vitin e kaluar për Adidas që përbën 8% të shitjeve totale të kompanisë.

/Shqip.com