Verona – Juventus, përfundon pjesa e parë
Publikuar:
(10.11.2022 19:18:43)

Verona po takohet me Juventusin që është në formë, në kuadër të javës së 14-të të Serie A, shkruan Shqip.com.
Pjesa e parë e ndeshjes është mbyllur me rezultat 0:0.
Veronezë e kanë nisur shumë keq këtë sezon, ndërsa në pesë ndeshjet e fundit kanë pesë humbje.
Ata mbajnë vendin e fundit me vetëm pesë pikë të tubuara deri më tani.
Në anën tjetër Juventusi është në formë pasi ka katër fitore radhazi në kampionat.
Zonja e Vjetër është e shtata në renditje, por me fitore mund të ngjitet në vendin e katërt.
/Shqip.com