Vidhen barna në vlerë të dy mijë eurove, arrestohet 24-vjeçari

Policia e Kosovës ka arrestuar një 24-vjeçar i cili dyshohet se ka vjedhur barna në vlerë të dy mijë eurove.
Siç ka njoftuar Policia e Kosovës, rasti ka ndodhur në Prishtinë, saktësisht në rrugën “Dritan Hoxha”.
“Sot nga njësite policore të stacionit Qendra në Prishtinë, është arrestuar një person i dyshuar për një rast vjedhje e rëndë që është raportuar me datën 07.11.2022. Rasti ka ndodhur në rrugën “Dritan Hoxha” në Prishtinë, saktësisht në një depo ku janë vjedhë barna dhe disa pajisje ( në total arrijnë një vlerë rreth 2000 euro) – S.K. mashkull, 24 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Policia ka njoftuar se personi i dyshuar me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje ndërsa janë duke u kryer veprimet e nevojshme hetimore.
/Shqip.com