Socialdemokratët e Gjukanoviqit insistojnë në tërheqjen e Ligjit për Presidentin

Partia e Milo Gjukanoviqit përsëriti kërkesat e tyre për tërheqjen e menjëhershme të Ligjit për Presidentin dhe parandalimin e hyrjes në fuqi të tij, gjë që do të parandalonte një grusht shteti kushtetues.
Partia Socialdemokrate insiston në tërheqjen e menjëhershme të Ligjit të miratuar për Presidentin dhe organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare.
Dje u mbajt mbledhja e partive politike e iniciuar nga kryetarja e Kuvendit, Danijela Gjuroviq, me qëllim të arritjes së marrëveshjes për daljen nga kriza politike dhe ekonomike.
Në njoftimin për media të partisë thuhet se vetëm përmes dialogut do të gjindet zgjidhja për të dalë nga kriza politike.
“Ne e konsiderojmë veten një parti politike përgjegjëse që synon ndërtimin e mëtejshëm të institucioneve dhe përmes dialogut të arrihet një zgjidhje që do të thotë dalje nga kriza politike dhe e përgjithshme sociale në të cilën ndodhet Mali i Zi”, thuhet në komunikatën e partisë pas takimit me Gjuroviqin.
/Shqip.com