Rozë

A do ta marrë mandatin e Grida Dumës? Reagon Oriela Nebiaj

Moderatorja, Oriela Nebiaj, ka reaguar pasi u komentua që do të angazhohej në politikë.

Përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ajo tha se i duhet të marrë kohën e saj për të peshuar nëse do të angazhohet në politikë sërish, apo do të vijojë me kontratën që ka në median ku punon aktualisht.

“Për shkak të ngjarjeve që kanë ndodhur ditët e fundit çështja e mandatit është rikthyer me një peshë e përgjegjësi edhe më të madhe për mua. Por përtej titujve që kanë pushtuar portalet dhe me gjithë rrethanat e ndryshuara më duhet të marrë sërish kohën time për të arritur në një vendimmarrje që të jetë në baraspeshë me besimin që mijëra votues më dhanë në zgjedhje por edhe me marrëdhënien dhe kontratën që kam me familjen time mediatike”, ka shkruar ajo.

Kujtojmë se deputetja e Partisë Demokratike, Grioda Duma ka dorëzuar të martën mandatin e deputetes.

/Shqip.com