Sport Shqiptar

EKSKLUZIVE: Futbollisti që po shkëlqen në Turqi ftohet nga Kosova për ndeshjet e nëntorit

Jetmir Topalli po shkëlqen në Superligën e Turqisë me skuadrën e Istanbulspor.

Futbollisti nga Kaçaniku ka shënuar katër gola në 12 paraqitje këtë edicion në elitën e Turqisë.

Shqip.com mëson ekskluzivisht se atij i është rezervuar një vend për miqësoret e muajit nëntor ndaj Ishujve Faroe dhe Armenisë nga përzgjedhësi Alain Gieresse.

Kosova më 16 nëntor luan ndaj Armenisë, ndërsa më 19 nëntor takohet me Ishujt Faroe.

Të dy ndeshjet zhvillohen në “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Dy miqësoret do t’i shërbejnë përzgjedhësit Alain Giresse për ta përgatitur ekipin për ciklin e ri kualifikues, atë për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

Në mars të vitit të ardhshëm Kosova nisë kualifikimet për Evropian.

Topalli më herët ka luajtur në tri miqësore me Kosovën, por deri më tani nuk ishte në planet e selektorit Alain Giresse.

Ndryshe, Istanbulspori është kthyer në Superligë në këtë edicion.

Sezonin e kaluar garoi në kategorinë e dytë, ndërsa Topalli kishte nëntë gola e pesë asistime në 30 paraqitje.

Në edicionin 2020/2021 ai ishte tek Yeni Malatyaspor, ndërsa në 13 paraqitje realizoi një gol.

Në Turqi ishte transferuar pas shkëlqimit te Ballkani.

Në Kosovë ka luajtur edhe për skuadra të tjera.

/Shqip.com