Kori Siparantum përfaqësues i Kosovës në Portugali, në mesin e 17-të shteteve
Publikuar:
(08.11.2022 12:02:09)

Kori Siparantum, nga Kosova po vazhdon të përformojë në skenat më të njohura ndërkombëtare e më gjerë.
Së fundmi, Siparantum do të shfaqet në Portugali në Festivalin Internacional të Koreve “Lisbon Sings”.
“Ky aktivitet është pjesë e “Worlds best choirs Rankings of the Top 1000 Choirs and Ensembles”, ku ne tashmë vetëm jemi pjesë e saj. Përpos sfidave dhe sakrificave që ballafaqohemi, falë punës, përkushtimit maksimal dhe dashurisë për vendin tonë, ne po ia dalim suksesshëm”, thuhet në njoftim.

Kori Siparantum do të jetë në mesin e 22 koreve nga 17 shtete të botës.
Sipas njoftimit, në këto koncerte ne paraqitemi me vepra të epokave të ndryshme stilistike me theks të veçantë, veprat e kompozitorëve shqiptarë.
/Shqip.com