Seedorf lavdëron dyshen Ibrahimovic-Giroud

Ish-mesfushori i Milanit, Clarence Seedorf për mediat italiane ka folur rreth dyshes së sulmit të rosonerëve, Ibrahimovic-Giroud.
Sedorf ka lavdëuruar dyshen në fjalë duke thënë se kanë mbajtur formë të lartë gjatë gjithë karrierës dhe se përvoja që bartin në supe është një ndihmë e madhe për ta, transmeton Shqip.com.
“Ata e kanë mbajtur veten në formë të mirë gjatë karrierës, kështu që është më e lehtë të vazhdosh përpara sa më gjatë. Pastaj, përvoja kompenson shumë gjëra që të rinjtë nuk mund t’i kenë: menaxhimi i emocioneve, stërvitjes, momenteve të vështirësisë.
Francezi, po ashtu shtoi se historia e jetës së tyre do jetë një inspirim për futbollistët e rinjë të Milanit.
Aktualisht, kuqezinjtë kanë pikë maksimale pas dy ndeshjeve. Giroud ka shënuar dy gola, kurse Ibrahimovic ende nuk është rikthyer nga lëndimi./Shqip.com