17 raste pozitive me COVID-19 në Kosovë
Publikuar:
(08.11.2022 08:16:17)
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se aktualisht në Kosovë janë edhe 17 raste active me COVID-19.
Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës, vetëm në 24 orëte fundit janë shënuar tri raste pozitiv me virus.
Vlen të theksohet që gjatë kësaj periudhe nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes si dhe janë shëruar katër persona.
Vaksinimi i qytetarëve është duke vazhduar herë pas here – Megjithatë, në 24 orët e fundit nuk është dhënë asnjë dozë e vaksinës.
MSH-ja së bashku me IKSHPK-në kanë apeluar vazhdimisht qytetarët që të vazhdojnë vaksinimin si dhe të ju përmbahemi masave preventive kundër COVID-19.
/Shqip.com