Sport Shqiptar

Nuhiu: Jam i kënaqur me futbollistët të cilët bënë maksimumin

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, ka thënë pas barazimit 2:2 me Ballkanin se skuadra që ai drejton ishte në nivel më të lartë se sa kundërshtari.

Sipas Nuhiut, fati nuk ishte në anën e Dritës. “Jam i kënaqur me futbollistët të cilët bënë maksimumin. Ishim dy herë në avantash. Kishim mundësi ta mbyllnim ndeshjen, ku patëm dy raste për ta bërë 3:1. Kur nuk shënon, mbetet ai ligji që pastaj vjen ndëshkimi. I përgëzoi lojtarët për luftën që treguan. Ishim më lart se Ballkani, por na mungoi fati për ta fituar ndeshjen”, pohoi Nuhiu për Art Motin, shkruan Shqip.com.

Drita mbetet në vendin e parë me 31 pikë.

Ballkani është i dyti me 27 pikë, por me tri ndeshje më pak të luajtura.

/Shqip.com