Lajme

Aksident i rëndë në Kukës, vozitësi nga Kosova humb drejtimin

Një aksident trafiku ka ndodhur në Kukës, ku një kamion nga Kosova është përplasur me trafik ndarësen.

Lajmin për Shqip.com e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë në Kukës, Diana Deda.

“Një shtetas kosovar ka humbur drejtimin e kontrollit të mjetit dhe është përplasur me trafik ndarëse, është lënduar, por nuk është në rrezik për jetë”, tha Deda.

Në bazë të videos të dërguar për SHQIP.com shihen numër i madhe i policisë në vendin e ngjarjes.

/Shqip.com