Reja e publikon listën e futbollistëve të ftuar për miqësoren me Katarin, thirret futbollisti nga Superliga Kosovës

Përzgjedhësi i Kombëtares së Shqipërisë, Edy Reja e ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjen miqësore ndaj Katarit, shkruan Shqip.com.
Ndeshja miqësore Shqipëri-Katar do të luhet më 9 nëntor në stadiumin e Marbellas dhe do të nisë në ora 18:30.
Kjo do të jetë përballja e tretë në histori mes Shqipërisë dhe Katarit, që të gjitha në ndeshje miqësore.
Kombëtarja do të nis grumbullimin që ditën e shtunë me ekipin që do të përgatitet në kompleksin “Tropikal” në Durrës deri të martën, kur do të niset për në Marbella të Spanjës.
Edhe kësaj radhe sikurse për takimin miqësor ndaj Arabisë Suadite, është ftuar portieri Arlis Shala, i cili luan për Drenicën në Superligën e Kosovës.

Shqipëria në nëntor do t’i zhvillojë edhe dy miqësore të tjera ndaj Italisë më 16 nëntor dhe Armenisë më 19 nëntor.
Këto ndeshje do të luhen në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.
/Shqip.com