Lajme

24 të vdekur si pasojë e Coronavirusit në Maqedoninë e Veriut

Foto e ilustruar

Maqedonia e Veriut ka regjistruar 24 viktima nga COVID-19 të mërkurën.

Në 24 orët e fundit, në këtë shtet janë konfirmuar 702 raste të reja të infektimit, nga gjashtë mijë e 480 testime të kryera.

Më shumë raste ka në Shkup-280, Kumanovë-47, Shtip-37, Gostivar-33 dhe Tetovë-28.

Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar një mijë e 119 pacientë të shëruar nga Coronavirusi.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në Maqedoni që nga fillimi i epidemisë është 181 mijë e 620, numri i pacientëve të shëruar është 161 mijë e 515, numri i vdekjeve është gjashtë mijë e 153, ndërsa numri i rasteve aktive është 13 mijë e 952./SHQIP.com