Lajme

Bislimi për BBC: Ne po kërkojmë respektimin e ligjit, BE burokratike

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Beslimi, ka ripërsëritur se vendimi i Kosovës për targat është i drejtë.

Ai i ka thënë gjigantit mediatik britank, BBC, se Prishtina thjesht po kërkonte që ligjet e saj të respektoheshin.

Shefi i delegacionit të Kosovës në bisedimet me Serbinë në Bruksel, ka fajësuar BE-në për moszgjidhje të problemeve.

“Në të kaluarën, BE-ja ka pasur tendencë për të zgjidhur problemet, duke i shtyrë ato. Shtyrja vetëm e bën problemin më të madh dhe me këtë, ne e transferojmë problemin te burokrati tjetër në BE. Ne nuk mendojmë se ky është ilaçi më i mirë për trajtimin e problemeve afatgjata”, ka deklaruar zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Beslimi.

Reagimi i të dytit të qeverisë vjen në kohën kur ka pasur shumë reagime nga bashkësia ndërkombëtare, e cila kishte kërkuar që vendimi për targat të shtyhej për 10 muaj.

Lexo edhe:
Ambasadori Rohde për targat: Kosova duhet t’i dëgjojë këshillat tona

Ndërkohë, Bashkimi Evropian, ka thënë se Kosova ka shkelur marrëveshjen e nënshkruar më 2016.

/Shqip.com