Joao Cancelo refuzon Real Madridin: Jam mirë në Manchester
Publikuar:
(01.11.2022 16:48:46)

Joao Cancelo përfundoi në fokusin e Real Madrid për merkaton e verës së ardhshme.
Anësori i The Citizens është identifikuar nga drejtuesit e Los Blancos si personazhi i duhur për të trashëguar një rol që në të kaluarën është mbuluar me sukses nga Marcelo, teksa Mendy nuk bind pasi nuk ka vazhdimësinë e duhur.
Mirëpo, pengesa më e madhe për të transferuar portugezin në Madrid është vetë lojtari.
Së fundmi, Cancelo është shprehur qartë se dëshira e tij është të vijojë si pjesë e Manchester City edhe në vitet e ardhshme pasi ndjehet i lumtur në Premier League.
/Shqip.com