Lajme

Sekretari i jashtëm i Britanisë zhvillon takim me Kurtin, diskutojnë për dialogun

Dialogut midis Kosovës dhe Serbisë, ishte tema kryesore e takimit në mes të Sekretarit të jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar, James Cleverly dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga ana e vet sekretarit britanik përmes një postimi në Twitter.

Sot kam takuar kryeministrin e Kosovës,@albinkurti përpara Samitit të Procesit të Berlinit. Ne diskutuam për marrëdhëniet Kosovë-Serbi dhe nevojën për guxim dhe kompromis për të mirën e njerëzve në të dy vendet” shkroi ai.

Më tutje Cleverly ka shtuar se marrëdhëniet Britani-Kosovë janë të forta dhe të gjata.

/Shqip.com