Parashikimi i motit për sot

Sot pritet të mbajë mot i qëndrueshëm dhe me rreze dielli.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës gjatë kësaj dite, vlera e temperaturave do të jetë mbi mesataren e sezonit vjeshtor.
“Të hënën. Fushat me presion të lartë atmosferik të cilat kanë përfshirë vendin do të vazhdojnë të mbeten të qëndrueshme edhe për gjatë pesë ditëshit të parë të muajit nëntor. Parashihen rreze diell dhe vlera të temperaturave mbi mesataren për sezonin e stinës që jemi”, thuhet në njoftim.
Ndërsa, përgjatë relievit malor parashihen vranësira të shpërndara kurse, në orët e para të ditës do të ketë vesë dhe mjegull.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-24 gradë Celsius.
/Shqip.com