Real Madrid kërkon të rimarrë kreun përball Gironës
Publikuar:
(30.10.2022 11:46:22)

Skuadra e Real Madrid kërkon që të shënojë fitoren e radhës për të marrë përsëri kreun e tabelës.
Përball ekipit nga kryeqiteti do të jetë skuadra e Gironës. Në këtë takim Real Madrid nuk mund të llogaritë në shërbimet e Karim Benzema që vazhdon të jetë i lënduar.
Në anën tjetër, skuadra e Gironës nuk mund të llogaritë në shërbimet e Garcias, Juanpes, Kebes dhe Saizas.
Ndeshja Real Madrid-Girona nis nga ora 16:15.
/Shqip.com