Festivali i këngës në RTSh publikon listën e artistëve, pjesëmarrëse edhe Elsa Lila
Publikuar:
(28.10.2022 12:40:19)

Festivali i Këngës në Radion Televizionin Shqiptar ka publikuar listën e artistëve që do të jenë pjesëmarrës në edicionin e tij të 61-të.
Lista tashmë është publikuar në faqen zyrtare të Eurovision, dhe sipas saj janë përzgjedhur 26 këngë.
Ndërkaq, është bërë e ditur se kënga fituese do të zgjidhet nga vetë publiku me anë të SMS.
Artistët janë emra të njohur për publikun shqiptar, ndër ta edhe Elsa Lila.
Lista e konkurrentëve pjesëmarrës në edicionin e 61-të

Kujtojmë që konkursi i këngës “Eurovision” do të organizohet në Liverpool vitin e ardhshëm.
/Shqip.com