Mozzik nuk “dhez” me këngën e re
Publikuar:
(28.10.2022 09:56:43)

Mozzik tashmë ka publikuar këngën më të re të titulluar “Marilyn Monroe”.
Kjo këngë nuk është pritur aq mirë, të paktën jo në orët e para të lansimit.
Kënga që 9 orë nga lansimi numëron 48 mijë klikime—shifër kjo që nuk jemi mësuar të shohim në këngët e reperit.
Ndryshe, përkundrazi këtij projekti ai paraprak është pritur shumë mirë. “Të dua” që nga lansimi numëron 12 milionë klikime.
/Shqip.com