Zogaj për testimin në Prishtinë: Ky do të jetë testimi i fundit

Tollovi të shumta janë shkaktuar nga prezenca e madhe e veturave – pasi komuna e Prishtinës nga e premtja për tri ditë radhazi do të vazhdojë testimin e radhës të shndërrimit të gjithë unazës qendrore të kryeqytetit në qarkore njëkahëshe për automjetet.
Për këtë nënkryetari i komunës, Alban Zogaj për SHQIP.com ka thënë se janë duke i analizuar të dhënat në teren dhe do të dalin me një vendim final.
“Jemi duke i marrë të dhënat nga tereni, të gjitha ekipet tona janë duke e bërë matjen. Ky është një test i tretë dhe ka distrikte të ngushta, të cilat jemi duke i analizuar për të marrë vendimin final”.

Ai tha se ky do të jetë testimi i fundit.
“Jo jo nuk do të këtë testime më, më shumë gjasa është testimi i fundit”.
Ndryshe, nga komuna kanë bërë të ditur se procesi është në monitorim nga Policia e Kosovës.
/Shqip.com