KFORI për Shqip.com: Situata në veri është e qetë, por nuk përjashtohen veprimet e njëanshme

Me 31 tetor pritet që të hyjë në fuqi marrëveshja me Serbinë për targat. Marrëveshje po mirëpritet nga Kosova por jo edhe nga shteti i Serbisë.
Për të mbikëqyrur situatën në pjesën veriore kujdesen forcat paqeruajtëse të KFORI-it.
Në një përgjigje për Shqip.com nga KFOR-i thonë se situata aktuale karakterizohet nga çështje të ndryshme, secila me karakter politik.
“Situata aktuale karakterizohet nga çështje të ndryshme, secila me karakter politik. E dimë që të gjitha palët po kërkojnë për zgjidhjen e tyre, por ende nuk kemi detaje. Komandanti i KFOR-it mbetet në kontakt të ngushtë me mua të gjithë bashkëbiseduesit kryesorë, të cilët kanë të bëjnë me Sigurinë e Kosovës dhe të Shtabit të Forcave të Përgjithshme të Armatosura të Serbisë” thonë nga KFOR-i për Shqip.com
Nga KFOR-i thonë se janë të gatshëm të ndërhyjnë nëse rrezikohet jeta, siguria dhe liria e monitorimit.
“KFOR-i kryen misionin e tij , anëtarët në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 199, duke u bërë nga afër situatën në terren dhe është i ndërhyrë nëse rrezikohet të jetë, siguria dhe liria e monitorimit. Është e pamundur të shmangen veprimet dhe iniciativat e njëanshme që mund të çojnë në përshkallëzim ose dhunë të panevojshme” thonë nga KFOR.
Ndryshe gjatë ditës së djeshme, Lista Serbe ka zhvilluar një takim me komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia.
Në këtë takim është diskutuar për gjendjen në veri të vendit e po ashtu është bërë e ditur se në këtë takim është biseduar edhe për çështjen e targave.
/Shqip.com