Mehmeti pret në takim përfaqësuesit e FMN-së, flasin për sektorin financiar
Publikuar:
(26.10.2022 16:54:00)

Sektori financiar në Kosovës ishte tema kryesore e takimit në mes të Guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti dhe përfaqësuesit të FMN-së Gabriel Di Bella.
“Guvernatori Mehmeti njoftoi përfaqësuesit e FMN-së lidhur me performancën e mirë të sektorit financiar në Kosovë, e në veçanti atij bankar dhe potencoi rëndësinë e këtij sektori në mbështetje të zhvillimit ekonomik të vendit” thuhet në njoftim.
Po ashtu Mehmeti shpalosi pikëpamjet e Bankës Qendrore lidhur me perspektivën e zhvillimit ekonomik në përgjithësi dhe rolin e sektorit financiar si kontribuues kyç në financimin e ekonomisë.
/Shqip.com