Dyshohet se dy djemë të mitur kanë vdekur pasi shtëpia u kaplua nga zjarri
Publikuar:
(08.09.2021 11:03:04)

Dy djemë të moshës 10 dhe 13 vjeç po dyshohet të kenë vdekur, pasi një shtëpi në fshatin Uz të Gjakovës u kaplua nga zjarri.
Dyshimin për vdekjen e tyre e tha vetë zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Lumni Graishta.
“Ka dyshime që kanë ndërruar jetë, por mjeku ende s’e ka konstauar vdekjen”, theksoi ai për Shqip.com
Ai deklaroi se në vendin e ngjarjes po qëndrojnë polica, zjarrëfikësit dhe mjekësia ligjore.
Zjarri vazhdon të jetë në zhvillim e sipër, ndërsa përpjekjet për ta ndalur po vazhdojnë.
Nuk dihet ende se cilat ishin shkaqet që çuan në djegjen e kësaj shtepie. /Shqip.com