Lajme

Gërvalla: “Ballkani i Hapur” është iniciativë e rrezikshme për rajonin e Evropën

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla është shprehur se e ardhmja e Kosovës është në Bashkimin Evropian.

Në Samitin e Ballkanit Perëndimor që po mbahet në Prishtinë, Gërvalla përjashtoi mundësinë që Kosova të bëhet pjesë e iniciativës “Ballkani i Hapur”.

Ajo këtë iniciativë e ka quajtur të rrezikshme jo vetëm për rajonin, por për tërë Evropën.

“Kemi një brengë muajve të fundit dhe këto janë iniciativat që po dalin në pah dhe që na tregojnë se bashkësia evropiane nuk është serioze në përpjekjet e vendeve e Ballkanit Perëndimor. Të gjitha këto nuk janë të rrezikshme vetëm për regjionin tonë por janë me të vërtetë të rrezikshme për tërë Evropën” ka thënë Gërvalla.

Në anëN tjetër, Shtetet e Bashkuara i kanë kërkuar Kosovës që t’i bashkohet nismës ‘Open Balkan’.

Ambasadori amerikan në Beograd Christopher Hill ka deklaruar se pjesëmarrja në këtë iniciativë do të ishte pozitive për njohjen ndërkombëtarisht nga Kosova.

Ndryshe, Kosova është një nga shtetet skeptike të Ballkanit Perëndimor për t’u përfshirë në projektin ”Ballkani i Hapur”.

/Shqip.com