Baldwin e kujton Halyna Hutchins, një vit pasi e vrau aksidentalisht në xhirime
Publikuar:
(22.10.2022 15:00:52)

Aktori Alec Baldwin, ka kujtuar Halyna Hutchins në përvjetorin e vdekjes.
Në rrjetin social Instagram, aktori ka postuar një foto gjatë xhirimeve të filmit Western të aktorit, Rust .
“Sot një vit më parë…”, ka shkruar ai.
Hutchins, vdiq më 21 tetor 2021, Baldwin e qëlloi aksidentalisht, duke e lënë të vdekur.
Aktori kohët e fundit foli rreth ndikimit që vdekja e Hutchins pati tek ai personalisht.
“Kishte njëfarë ankthi që u shfaq kur shkova për herë të parë në xhirime. Dhe producentët e atij filmi ishin shumë të sjellshëm dhe gjithashtu më ndihmuan ta përballoja këtë. Ata e kuptuan situatën dhe ata ishin aty për mua nëse do të ndodhte diçka”, tha ai.

/Shqip.com