Sport Ndërkombëtar

Benfica mposht Porton në derbin portugez

Skuadra e Benficës ka fituar derbin portugez përball Portos në ndeshjen hapëse të xhiros së 10 në Ligën Portugeze të Futbollit.

Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Rafa Silva në minutën e 72-të takimit. Porto ishte shumicën e ndeshjes me një lojtar më pak pasi që në minutën e 27-të me karton të kuç u ndëshkua Eustaquio.

Pas kësaj fitore Benfica vazhdon të mbetet në krye të tabelës me 28 pikë, gjashtë më shumë se Porto që gjendet në pozitën e dytë me 22 pikë.

/Shqip.com