Sport Ndërkombëtar

Galliani me krahasim befasues për legjendarin Van Basten

Drejtori menaxhues i Monza dhe ish-administratori i deleguar i Milanit për mbi 30 vite, Adriano Galliani ka folur në mikrofonat e ‘DAZN’ për të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen.

Galliani ka folur shumë për skuadrën e tij, Monza, ndërsa ka kujtuar edhe kohët e arta te Milan, me theks të veçantë për ish-sulmuesin e famshëm holandez, Marco van Basten.

“Milani kishte tetë ‘Topa të Artë’, por Marco van Basten mbetet në zemrën time në mënyrë të pashlyeshme. Ai ka fituar vetëm tre ‘Topa të Artë’, sepse ndaloi së luajturi 28 vjeç për një problem në kyçin e këmbës. Po të kishte vazhduar do të kishte fituar të njëjtin numër ‘Topash të Artë’ si Lionel Messi apo Cristiano Ronaldo. Ai është i vetmi lojtar për të cilin, kur e shoh, ende përulem. Ai qesh, por po e them se për mua është si Madonna. Për mua është lojtari më i fortë nga të gjithë ata që kam transferuar te Milani dhe Monza”.

/Shqip.com