Lajme

Qeveria i kërkon Kuvendit votimin e projektligjit për masat e përkohshme të produkteve

Gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës, sot pritet të votohet Projektligji për masat e përkohshme të produkteve themelore.

Ky projektligj duhet të marrë shumicën e votave të deputëtëve të Kuvendit të Kosovës.

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari ka prezantuar projektligjin para deputetëve.

“Drithërat, mielli, buka, orizi, pastat, gruri, vaji ushqimor, qumështi, kripa e kuzhinës, vezët pule, mishi i pulës, sheqeri kristalor, produktet e higjienës personale, lëndët e drurit për djegie”, janë produktet që pritet t’u vendoset çmimi tavan, nëse aprovohet ky projektligj në Kuvendin e Kosovës.

Ajo ka thënë se ky projektligj ka parapa masa mbrojtëse që do të ndërmerren në raste të veçanta.

/Shqip.com