Lajme

Nagavci: 1 milion euro do të ndahen për studentët elitarë në UP

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavcie

1 milionë euro do të ndahen për studentët elitar në Universitetin e Prishtinës për programet Baçelor dhe Master për vitin akademik 2022-23.

Kështu ka bërë të ditur Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci.

“Për studentët tanë, më shumë përkrahje, edhe më shumë mundësi.1 milion euro do të ndahen për studentët tanë elitarë të Universiteteve publike,  në programet Baçelor dhe Master për vitin akademik 2022-2023” ka shkruar Nagavci.

Konkursi do të jetë i hapur deri më 02.11.2022, ndërsa aplikimi mund të bëhet në mënyrë elektronike.

Nagavci po ashtu ka bërë të ditur se përkrahja për studentët tanë do të vazhdojë, ashtu si edhe angazhimi i pandalur për përmirësimin e performancës dhe rezultateve në arsim.

Aplikimi mund të bëhet duke klikuar këtu.

/Shqip.com