Sport Ndërkombëtar

Rashica gjen rrugën drejt golit në Turqi

Milot Rashica është rikthyer te shënimi i golave në fitoren e thellë të Galatasarayt.

Skuadra turke mposhti Kastamonuspor me rezultat të thellë 7:0.

Rashica ishte i pafat në gjuajtjen e parë, pasi goditja e tij u devijua nga Isik dhe u dhurua si autogol.

Por, sulmuesi i Kosovës nuk u dorëzua dhe gjeti rrugën drejt golit në pjesën e dytë.

Golat e tjera u shënuan nga Seferpovic, Gomis, Rosa, Akturkolgu dhe Akman.

Rashica këtë stinor ka zhvilluar vetëm katër ndeshje me Galatasarayn dhe ka shënuar vetëm një herë.

/Shqip.com