Konfiskohen dy pushkë gjuetie, arrestohen një person
Publikuar:
(19.10.2022 16:25:29)
Dy pushkë gjuetie edhe një person është arrestuar gjatë një aksioni policor në rajonin e Prizrenit.
Kjo pas një informate të marrë nga ana e hetueseve të Stacionit Policor-Veri.
“Me datë 19 Tetor.2022, hetuesit e Stacionit Policor Prizren-Veri, pasi që më parë kanë marr informacione, kanë identifikuar një person të dyshimtë për veprën penale “ Gjueti e kundërligjshme”. Personi i njëjtë është ftuar në stacion ndërsa pas një punë të mirë hetimore është arrit të dëshmohet se i dyshuari ka kryer veprën penale “Gjueti e kundërligjshme” dhe ka në posedim dy pushkë gjuetie, një me leje të skaduar dhe një pa leje”
Me urdhër të prokurori rasti shkon me procedurë të rregullt.
/Shqip.com